Të enjten do të shfaqet premiera e “Romeo e Zhulieta” nga koreografi Konstandin Urlasky.
Balerinët kosovarë tash e disa javë kanë nisur provat për performancën përmes së cilës synohet që historia legjendare e dashurisë të arrijë tek audienca.
Koreografi ruso-amerikan, tha se pret sukses të madh nga kjo shfaqje, derisa lavdëroi balerinët e Kosovës me të cilët po bashkëpunon për herë të dytë.
Premiera do të jetë me ftesa, ndërkaq për të interesuarit do të shfaqen disa herë repriza.
https://www.youtube.com/watch?v=__ZOCyO1iAQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.