Rrugëtimin e nisi nga Anglia në gushtin e vitit 2019.
Rossie Watson si destinim final kishte Mongolinë. Rrugën deri në këtë shtet të largët aziatik kishte planifikuar ta bënte në këmbë për dy vite.
25 vjeçarja me këtë rrugëtim po synonte të sensibilizonte opinionin për ndryshimet klimatike, njofton Klan Kosova.
Kur arriti në Vjenë asaj iu bashkua me biçikletë edhe i dashuri i saj, skotlandezi Mike Elm. Me të ishin nisur së bashku por po bënin rrugë të ndryshme dhe takoheshin nëpër shtete të caktuara.
Një nga pikë takimet e tyre ishte edhe Kosova. E këtu u mbeti në gjysmë aventura.
Ka dy muaj që çifti u bllokua nga pandemia në një bujtinë në Prizren .
Kronikë nga Rejhane Selimi.
https://www.youtube.com/watch?v=iX4IIjZvbFs&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.