Më shumë se 7,000 njerëz në Gjermani kanë vdekur nga simptomat që lidhen me koronavirus, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve.
Të dhënat e lëshuara të mërkurën treguan për 123 vdekje të reja nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7 119, sipas Institutit Robert Koch.
Instituti gjithashtu regjistroi një rritje të infeksioneve të reja prej 1.284, ndërsa 2.500 u shëruan nga sëmundja në të njëjtën periudhë kohore, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Të mërkurën, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania e ka kaluar fazën e parë të pandemisë dhe njoftoi një lehtësim të kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.