Muaji i shkuar ka qenë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë.
Gjatë korrikut temperaturat mesatare kanë shkuar 1.2 gradë mbi nivelin para-industrial, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
Ky muaj ka qenë më i thatë se zakonisht në Afrikën e Jugut, Australi dhe nëpër disa pjesë të Evropës. Në shumë rajone dy muaj ka qenë më i lagësht sesa mesatarja – veçanërisht rreth jugut dhe Azisë Lindore.
Kushtet e thata gjithandej Evropës – nga Franca në Ukrainë – kanë përkuar me një valë rekorde të të nxehtit.
Në anën tjetër cikloni Danas ka lëshuar reshje të mëdha të shiut dhe erëra të buta në Azinë Lindore. Shirat Monsoon kanë shkaktuar stuhi dhe reshje duke lënë të vdekur qindra veta në pjesë të ndryshe të Indisë, Bangladeshit dhe Nepalit. Miliona njerëz kanë mbetur pa strehim.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.