Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka zhvendosur edhe gjërat e fundit nga zyra e tij në ambasadën e vjetër - në ambasadën e re.
Në llogarinë e kësaj ambasade në Facebook, Kosnett shihet duke bartur një kuti ku shkruan “Gjëra Shumë të Rëndësishme”, njofton Klan Kosova.
Pastaj kur arrin në zyrën e tij të re, ai e nxjerr nga kutia një karikaturë të punuar nga artisti Jeton Mikullovci, ku ambasadori amerikan shihet duke iu kërkuar qytetarëve kosovarë, që të organizohen dhe të protestojnë kundër gjërave negative në Kosovë.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.