Shoqata Botërore e Federatave të Atletikës (IAAF), ka pranuar Kosovën si shtet me anëtarësi të plotë në këtë asociacion, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Me Kosovën në këtë shoqatë është anëtarësuar edhe Sudani Jugor.
Vendimi për të pranuar anëtarë të rinj në IAAF është bërë gjatë Kongresit në Pekin, në prag të kampionateve botërore.
Kosova dhe Sudani Jugor kanë marrë 187 vota, nga gjithsej 211 anëtarë të pranishëm.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.