Lajmet e fundit

Po ashtu ministri Gashi e uroi ambasadorin për hapjen e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u dëshiroi mbarëvajtje në garat që do të organizohen në këtë sport, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përcjellë Klan Kosova.
“Sot është një ditë e veçantë për sportin në Kosovës pasi që sot po e zyrtarizojmë Federatën e Ragbit. Ne, si MKRS, do të angazhohemi maksimalisht që ta japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”.
Ndërkaq, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për krijimin e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur që MKRS po u krijon mundësi të reja sportistëve në Kosovë.