Fshati Olimpik ka hapur dyert për gjashtë shtete te reja.
Kosova, bashkë me Ekuadorin, Eritrenë, Malajzinë, Nigerinë dhe Singaporin janë vendet që do të debutojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pyeongchang të Koresë e Jugut.
Kosova do të garojë me vetëm një sportist. Ai është skitari Albin Tahiri që garon në skijim alpin, shkruan Olympic.org, përcjell Klan Kosova.
Këto lojëra do të nisin më 9 shkurt dhe do të përfundojnë me datën 25 të këtij muaji.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.