Asaj që pa nënshkrim në Ohër ia dhanë aminin Kurti e Vuçiqi, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq do të tentojnë t‘ia gjejnë rrugën e zbatimit në Bruksel.
Kryenegociatori kosovar dhe ai serb, më 4 prill, janë ftuar nga ndërmjetësuesit evropian të përvjelin mëngët për hapat e parë drejt zbatimit të marrëveshjes, ku kryeministri Albin Kurti sheh dy gjëra të rëndësishme.
Kryeqeveritari kosovar kërkoi zbatim të plotë të dakordimit, njofton Klan Kosova.
Por, pala serbe thotë se në kryeqendrën politike evropiane shkon me vija të kuqe.
Petkoviq të mërkurën përmendi njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/-BLH_bhMLx4
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.