Kosova është renditur e para në Europianin e Xhudos, e cila është mbajtur në Lisbonë të Portugalisë.
Kosova e ka përfunduar Europianin me më së shumti medalje, dy të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta, njofton Klan Kosova.
Medaljet për Kosovën i fitoi: Akil Gjakova, të artë, Distria Krasniqi, të artë, Nora Gjakova, të bronztë, Akil Gjakova bëhet xhudisti i parë kosovar që fiton Medalje të Artë në Sport Olimpik, ndërsa Distria Krasniqi bëhet për herë të parë Kampione Europiane.
''Bac u kry ....
Kosova mbi të gjitha
Çka të flas më shumë!
Kështu përfundoj Evropiani i xhudos
#proudcoach'', shkruan Driton Kuka.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.