Kombëtarja e Kosovës në Karate, për femra, ka përfunduar pjesmarrjen në Kampionatit Europian që po mbahet në Kroaci në qytetin Poreç.
Në bazë të rezultateve, karateistet kosovare, zunë vendin e 7-të në këtë garë ekipore, transmeton Klan Kosova.
Vashat tona regjistruan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.
Kombëtarja jonë përmes repesazhit ka mundur të futet në luftë edhe për medaljen e bronztë, por eliminimi nga Franca në gjysmëfinale, ua pamundësoi këtë qëllim.
Në këtë menyrë në kampionatin evropian ''Poreç 2021'', Kosova përfundoi e shtata në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.