Rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës Kosova e nisi të hënën. E nëse asaj i del në krye, një institucion brenda tij po pritet të ketë shumë punë.
Në adresë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mund të shkojnë goxha ankesa nga kosovarët që besojnë që shteti ua shkeli ndonjë të drejtë.
Megjithatë, shanset që ankesat e tyre të trajtohen me siguri nuk janë edhe aq, njofton Klan Kosova.
Sipas juristit Anton Nrecaj, jo krejt rastet që do të dërgohen atje do të merren parasysh, pasi kriteret e Gjykatës Evropiane janë tjera nga ato të Kosovës.
Për këtë duhet të përgatitet edhe shteti, duke përgatitur gjyqtarët për këtë punë.
Edhe nga opozita po thonë që për këtë çështje e të tjera politike, qytetarët do të ia shohin hairin anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
Ish-diplomatja Çitaku gjithashtu deklaroi se Kosovën e pret para një proces i gjatë e edhe kritere që duhen të përmbushen deri në anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO
https://www.youtube.com/watch?v=w1LS9Fr7mXw
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.