Institucioni më i lartë i vendit jo rrallë e humbi rolin që kishte si pasojë e përplasjeve pushtet-opozitë.
Por, megjithatë, Kuvendi i Kosovës ka përparuar shumë dhe po renditet i dyti në rajon për nga transparenca.
Kështu konstatoi kryeparlamentari Glauk Konjufca në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
E drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, u shpreh e lumtur që ka kontribuar që Kosova të ketë kuvendin ndër më të hapurit.
Sipas saj, demokracia në Kosovës është e vështirë sepse ka shumë sfida, por përkundër kësaj, ajo theksoi se demokracia në Kosovë nuk është ndalur kurrë dhe se shihet angazhim çdo ditë për ta pasur një parlament më transparent.
https://www.youtube.com/watch?v=3o7NME3Z4bg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.