Në Kuvend do të mungojë për 10 ditë, por, kryeparlamentari Glauk Konjufca, e prishi pushimin mjekësor dhe me paterica shkoi në seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që u mbajt në Prishtinë, të shtunën.
E këtu bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, shprehën aspiratën e Kosovës për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.
Bile, presidentja Osmani e arsyetoi këtë këmbëngulje të Kosovës, edhe me sjelljen pro-ruse të Serbisë fqinje.
“Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-n, derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne ende nuk jemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtare dhe për të kontribuar në këtë drejtim për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-s ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”, tha presidentja Osmani.
https://www.youtube.com/watch?v=7iwGzY49Jks
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.