Tre mundësit nga Kosova - Fatlum Braka, Egzon Xhoni nga Hani i Elezit dhe Bleonit Bytyqi nga Theranda - do ta përfaqësojnë Kosovën në dy gara ndërkombëtare.
Të drejtuar nga trajneri Ziber Xhoni, mundësit e rinj do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Bullgari dhe Kampionatin Botëror që zhvillohet në Hungari për kategorinë e kadetëve.
Kampionatet në fjalë do të zhvillohen ne muajin qershor përkatësisht korrik, njofton Klan Kosova.
Kurse nga data 3 maj selektori Ziber Xhoni do ta udhëheqë kampin nacional ku do të grumbullohen mundësit më të mirë të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.