Ekipi i Kosovës në xhudo do të marrë pjesë me dy xhudistë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Abu Dhabi.
Akil Gjakova dhe Laura Fazliu do të jenë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën.
Akili do të ndeshet të hënën kurse Laura të martën.
Në këtë kampionat marrin pjesë 658 garues, 349 meshkuj, 309 femra, 107 shtete nga 5 kontinente.
Bashkë me garuesit është edhe trajnerja Majlinda Kelmendi.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.