Të enjten është tërhequr shorti për kualifikimet për “Euro 2022” në konkurrencën e femrave.
Kombëtarja e Kosovës fillimisht do të luajë në fazën parakualifikuese ku në grup do të jetë me Luksemburgun, Qipron dhe Portugalinë e cila do të jetë nikoqir i këtyre ndeshjeve që luhen në formë të turneut, njofton KlanKosova.tv.
Fituesi i grupit avancon më pas në kualifikimet e rregullta. Ndërkohë ndeshjet e fazës parakualifikuese luhen prej 31 majit e deri më 6 qershor.
Evropiani do të mbahet në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse kualifikimet e rregullta nisin në tetor të këtij viti.
Organizatorë të kësaj ngjarje do të jenë tre shtete: Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.