Federata e Hendbollit të Kosovës ka mbajtur konferencë për shtyp, dy ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të Hendbollit për Shtetet në Zhvillim.
Krytari i FHK-së, Eugen Saraçini, konfirmoi se pjesë e kësaj gare që do të zhvillohet nga 20 deri 26 qershor, në Prishtinë e Gjakovë, do të jenë 16 shtete.
Sipas programit, skuadrat e grupeve A dhe B do të jenë të stacionuara në Prishtinë, ndërsa ato të grupeve C dhe D në Gjakovë.
Finalja do të luhet më 26 qershor, kur pritet që prezent të jetë edhe kryetari i Federatës Botërore të Hendbollit, Hassan Moustafa.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.