Përfaqësuesja e Kosovës në tenis, për herë të parë në historikun e saj të shkurtër të pjesëmarrjes në garat zyrtare ndërkombëtare, arriti fitore të përgjithshme kundër një shteti tjetër.
Kjo fitore u arrit ne garat e Grupit IV në kuadër te Kampionatit Botëror për meshkuj, i quajtur Davis Cup, transmeton Klan Kosova.
Granit Bajraliu dhe Genc Selita në meçin vendimtar kundër dyshes nga Andora, përmbysën rezultatin dhe mbyllën ndeshjen me rezultat 6:7(5) 6:3 6:4.
Më herët, në meçin e parë Genc Selita u mposht nga Eric Cervos Nouger 3:6 4:6, ndërkaq kampioni i shumëfishtë i Kosovës Granit Bajraliu fitoi 7:6(4) 6:4 - duke i dhënë kështu rast Kosovës të fitojë në meçin vendimtar në çifte.
Përfaqësuesja është duke garuar ne San Marino nën udhëheqjen e përzgjedhësit Jeton Hadërgjonaj. Pjese e ekipit janë edhe Burim Butyqi dhe Muhamed Zulji.
Pas kësaj fitoreje Kosova u rendit e katërta në kuadër të grupacionit B, dhe nesër do të përballet për vendin 7-8 në plasmanin e përgjithshëm të Grupit IV për Europë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.