Ekipi i Kosovës në Ragbi wshtw përballur në një miqësore me ekipin e Bullgarisë.
Edhe pse sport relativisht i ri në Kosovë, kosovarët fituan bindshëm ndaj mysafirëve me rezultat 45 me 28.
E kjo e gëzoi shumë themeluesin e ekipit, njëherësh edhe kapitenin e Kosovo Roosters Rugby Club, Denis Dautaj.
Dautaj tha se këto suksese po i arrin, pavarësisht vështirësive të mëdha që i kanë.
Edhe lojtarët e ekipit nga Sofia, pavarësisht humbjes, u shprehën të kënaqur me lojën që bën kundër kosovarëve, të cilët edhe i vlerësuan shumë.
Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi.
https://www.youtube.com/watch?v=h_3HJBBFUAo&feature=youtu.be
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.