Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave është mposhtur nga kombëtarja e Portugalisë në hendboll me rezultat 30:17.
Kosova ishte në disavantazh në të dyja pjesët, ku pjesa e parë u mbyll me rezultat 12:7 në favor të Portugalisë kurse pjesa e dytë me rezultat 18:10 për portugezet.
Kosova në anën tjetër kishte shumë mungesa si shkak i lëndimeve ndërsa Portugalia avancon në fazën e dytë kualifikuese për Euro 2022, ndërsa Kombëtarja e Kosovës renditet e dyta në grup me katër pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.