Sonte Kosova në kuadër të kualifikimeve të fazës së parë për EURO 2020 humbi përballjen e parë kundër Turqisë me rezultat 24:20, transmeton Klan Kosova.
Federata e Hendbollit njofton se kosovarët kanë luajtur një ndeshje në nivel shumë më të lartë se ato të kaluarat.
“Në pjesën e parë djelmoshat tonë ishin te barabartë me rezultat deri ne minutën e 20-të, duke qenë rezultati i ngushtë 7:5, mirëpo disa gabime thuaja fillestare bënë që pjesa e parë të përfundon me rezultat 13:8. Duhet veçuar në këtë pjesë portierin Flamur Gerbeshi i cili lojtarin më të mirë të Turqisë Ramazan Done duke "fundosur".
“Në pjesën e dytë në fillim kombëtarja e jonë pati disa çrregullime dhe sidomos mos paraqitja e portierit Gerbeshi, mirëpo djelmoshat tonë gradualisht morën veten, dhe filluan te funksionojnë të gjitha repartet”, shkruan në komunikatë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.