Sot Përfaqësuesja e Kosovës U20 në hendboll humbi thellë ndaj superfuqisë Gjermanisë pasi pësoi disfatë me rezultat 38:12(15:5), transmeton Klan Kosova.
“Edhe pse të hendikepuar pa lojtarin Valon Istrefi i cili nuk u paraqit fare në parket për shkak të lëndimit të gishtit, dhe paraqitjes në lojë të Jon Muqollit me lëndim që deri në një mas ndoshta edhe ka ndikuar në humbje të thellë, prapë se prapë paraqitja e djelmoshave tonë e dobët nuk mund te justifikohet ngase ata shumë pak u angazhuan ne këtë ndeshje”, shkruan në komunikatën Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Kuptohet, se kundërshtari ka qenë shume i fortë, lëndimet e theksuara, mos përgatitja e duhur në klube që po përballen me mungesa të mjeteve materiale, mirëpo ngjyrat e Kombëtares duan më shumë angazhim, vetëmohim qe sot fatkeqësisht mungoi.”
Haris Berisha cilësohet si njeriu i cili sot përfaqësoi denjë ngjyrat e Kosovës.
“Bersiha ishte fenomenal, të tjerët meritojë vetëm kritika”.
Nesër nga ora 12:00 ne ditën e fundit të tureut kualifikues Kosova përballet me Rusinë, dhe ky do te jetë takimi i parë i dy shteteve në ndonjë sport ku do të valviten flamujt shteterorë dhe do të këndohen edhe himnet e Kosovës dhe Rusisë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.