Kështjella e Pragës, të enjten dhe të premten do të jetë vendtakim i 44 liderëve evropianë.
Ndër të ftuarit është edhe presidentja, Vjosa Osmani, në përhajrin e Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë edhe shtetet jo anëtare të BE-së, njofton Klan Kosova.
Thirrja për këto vende shihet si një sinjal, ndonëse, në forumin e ideuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, temë diskutimi do të jetë siguria dhe lufta në Ukrainë.
Një organizim i tillë, vjen pas zhvillimeve të fundit botërore, të cilave u kryeson lufta në Ukrainë, derisa në ditën e dytë të kësaj mbledhje, krerët evropianë pritet të diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë dhe krizën energjetike.
https://www.youtube.com/watch?v=UiUJc5vmYKA
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.