Në edicionin e 59-të të ekspozitës ndërkombëtare të artit në Bienalen e Venedikut, po prezantohen pikturat, qilimat dhe qëndisjet e artistit Jakup Ferri.
Koordinatori i ekipit, Engjëll Berisha, në një lidhje direkte në emisionin "Ora e Pasdites" në Klan Kosova, tha se vizitorët po befasohen për të mirë.
Tepihët e shtruar në hapësirat e Pavijonit të Kosovës janë dizajnuar nga Jakup Ferri dhe djali i tij, që është artisti më i ri që ka marrë pjesë në Bienale.
Sipas Berishës, shumë nga veprat janë të punuara, si formë e artistit për ta mbajtur gjallë qëndisjen, si një profesion në që nga dita në ditë po bëhet më pak i praktikueshëm.
Hapja zyrtare e Bienales bëhet më 23 prill, dhe deri më 27 nëntor parashihet të vizitohet nga rreth 600 mijë vizitorë.
https://www.youtube.com/watch?v=OvK1DdTEt4Y&t=1s
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.