U thirr ta përfaqësojë Kosovën si presidente e saj, për herë të parë në nivel liderësh.
Edhe ftesën për Konferencën e Palëve (COP28), që mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe shefja e shtetit Vjosa Osmani e pranoi të shtunën në mënyrë fizike.
Konferenca e rregullt vjetore që ka në fokus ndryshimet klimatike po shihet pozitive për shtetin e Kosovës.
Nga takimi që do mbahet kah fundi i nëntorit do të diskutohen problemet e sfidat mjedisore, prej ku vendi ynë pret edhe përfitime financiare.
Forumet e tilla në nivel vendesh janë të domosdoshme sipas ambientalistëve.
Kjo është hera e tretë që Kosova merr pjesë në COP28 konferencë. Më 2021 u përfaqësua virtualisht e një vit më vonë, morën pjesë ministri Liburn Aliu e deputetja Fitore Pacolli.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=0GRdmUbrDuM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.