Në një takim ndërmjet Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, u bisedua për bashkëpunim e mëtutjeshëm ndërmjet ministrisë dhe federatës, në funksion të përmirësimit të kushteve të përgjithshme për sportin, transmeton Klan Kosova.
Në këtë takim ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Arifi, u bisedua në mënyrë specifike për Kampionatin Evropian të Regjioneve në Karate, i cili do të mbahet në qershor të vitit 2017 në Prishtinë.
Për këtë arsye, ministrit Shala dhe kryetarit Arifu u dakorduan që në ditët në vijim, të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe FKK-së.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.