Për dy ditë rresht, presidentja Vjosa Osmani do të presë e përcjellë mbi 400 mysafirë.
Kaq pritet të marrin pjesë në edicionin e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë , organizimin e së cilit e zotoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E pikërisht nga ky shtet do ta ketë edhe një folës që e quajti të veçantë.
Bile, Osmani vendosi që krejt këtë edicion, që mbahet të shtunën dhe të dielën, t’ia kushtojë një ish-diplomates amerikane, Madeleine Albright, derisa medalje presidenciale të meritave do t’iu ndahen edhe disa grave ukrainase.
Edhe temat që do të trajtohen me 126 folës, që do të jenë liderë politikë, ekspertë, akademikë, e përfaqësues të shoqërisë civile nga 33 shtete, janë të larmishme.
Këtë nismë që po e jetëson në bashkëpunim me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz, presidentja Osmani tha se dëshirojë ta bëjë tradicionale.
https://www.youtube.com/watch?v=whfa8gASsQc
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.