Në emisionin Ora 7 të Klan Kosovës të ftuar ishin Osman Reçica dhe Granit Bajraliu nga federata e tenisit të Kosovës.
Teniserët kosovarë do të garojnë në Davis Cup dhe kjo është diçka historike për tenisin e Kosovës, të ftuarit shpresojnë për fat dhe sukses në këtë garë.
“Në fillim të marsit do të marrim pjesë në Davis Cup që është kampionati botëror i tenisit, është hera e parë në histori që marrim pjesë si Kosovë,” ka thënë Reçica, njofton Klan Kosova.
“ Davis Cup do të mbahet në prej 2 deri me 5 mars në Talin të Estonisë, do të marrin vende të rangut të tretë. Si Maqedonia, Mali i Zi, Greqia e të tjera,” ka thënë Bajraliu. Besoj që Kosova mund të tregoj rezultate të mira shpresojmë të kemi fat në short,"njofton Klan Kosova.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.