Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga Portugalia në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian 2022
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 30-17 derisa Kosova kishte gjashtë mungesa për shkak të lëndimeve dhe infektimeve me koronavirus.
Portugalia avancon në fazën e dytë kualifikuese të Euro 2022, ndërsa Kosova renditet e dyta në grup me 4 pikë, jo mjaftueshëm për të kaluar në fazën e radhës. Kjo fazë kualifikuese, ku garuan Portugalia, Luksemburgu, Qipro e Kosova, u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
https://www.youtube.com/watch?v=EzR4T6nBLJg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.