Federata Ndërkombëtare e Shenjëtarisë e ka pranuar anëtare me të drejta të plota Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës.
Pranimi u bë në takimin e mbajtur në Itali, pak kohë pasi Federata kosovare e Shenjëtarisë u pranuar në Federatën Evropiane të Shenjëtarisë.
Në uebfaqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë (ISSF-së) thuhet se Këshilli Administrativ i Federatës ka votuar për ta pranuar Kosovën si anëtare të re.
Ky është një lajm i mirë për sportin kosovar në vazhdën e anëtarsimit të federatave në komunitetin ndërkombëtar sportiv.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.