Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pranuar ftesë për turneun “Continental Futsal Championship” që do të zhvillohet në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, nga 25 deri me 30 korrik.
“Dardanët” janë në mesin e shtatë kombëtareve si: Tajlanda, Lituania, Irani, Uzbekistani, Egjipit, Mozambiku dhe Taxhakistan, njofton Klankosova.tv.
Nga këto shtete, pesë prej tyre do të luajnë në Kampionatin Botëror të futsallit që zhvillohet sivjet në Lituani.
Kjo do të jetë hera e parë që ekipi i Kosovës në këtë sport do të marrë pjesë në një turne të tillë.
Ftesa për pjesëmarrje në këtë turne e cila ka ardhur nga kombëtarja e Tajlandës, ka qenë e mirëseardhur për trajnerin e kombëtares së Kosovës, Arben Simitçiu, i cili u shpreh i lumtur pasi me këto ndeshje do të shërbejnë për ngritjen e nivelit të lojtarëve.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.