Kosova është rast suksesi për administrimin e vaksinave kundër COVID-19.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. I njëjti në Sytë 7, foli për periudhën njëvjeçare prej se filluan të përdoren vaksinat në Kosovë.
Hoti shtoi se ka pasë shumë vështirësi, sidomos me prioritizimet e personave të parë qe duhej vaksinuar e më pas edhe me luftimin kundrejt teorive konspirative.
I pyetur se kur mund të përfundojë praktika e vaksinimit, derisa me një dozë tashmë janë vaksinuar 70% e popullatës mbi moshën 18 vjet, Hoti në Klan tha se është vështirë të vendoset për këtë. Pasi sipas tij, ka shtete që po rekomandojnë, veç dozës së tretë përforcuese, edhe dozën e katërt.
Por, sipas tij, ka rekomandime që e njëjta të bëhet njëjtë si me vaksinat sezonale.
Për më shumë detaje të punës njëvjeçare mbi vaksinimin dhe të ardhmën e këtij procesi, mund ta ndiqni në Intervistën Sytë 7.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.