Nga 11 nenet e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel, ai i shtati që flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë është kryefjalë e deklarimeve nga Bashkimi Evropian.
Pala kosovare s’po pajtohet që pika për Asociacionin të bëhet edhe parakusht për zbatimin e dakordimit, andaj po kërkon nga BE-ja që mos t’i lypë Kosovës zbatimin e gjërave për të cilat s’janë pajtuar.
Për Asociacionin, kryeministri Albin Kurti tha para gazetarëve se ka shumë modele evropiane për të cilat po flitet, por që pranojnë veç zgjidhje brenda kornizës së Këshillit të Evropës, raporton Klan Kosova.
Palët po vazhdojnë diskutimet për zbatimin e marrëveshjes, ku Kosova ka dhënë vërejtjet e saj në propozimin e ndërmjetësit.
Presidentja e kryeqeveritari folën edhe për riinstalimin e zyrave të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme në veri, për çka u pranua se ka pasur direktiva nga Beogradi. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=3SYfRBLvPaw
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.