Ballkani Perëndimor është një burim thelbësor i luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak, veçanërisht kur merret parasysh proporcioni për kokë banori në raport me popullatën”, ka thënë Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.
Këto komente zyrtari amerikan i ka bërë gjatë një dëgjimi të mbajtur më 29 prill në Komitetin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë, mbi Ballkanin Perëndimor.
“Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, janë posaçërisht vende të shquara burimi. "Stagnimi ekonomik dhe mungesa e opsioneve të punësimit janë faktorë. Gjithë kësaj i shtohet pastaj edhe skepticizmi që qytetarët kanë në raport me qeveritë e tyre”, ka shtuar Yee.
Këto komente zyrtari amerikan i ka bërë gjatë një dëgjimi të mbajtur më 29 prill në Komitetin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë, mbi Ballkanin Perëndimor.
Në rastin e Kosovës është përmendur edhe çështja e themelimit të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, duke e cilësuar si të rëndësishme këtë Gjykatë jo vetëmpër viktimat, por edhe për të ardhmen e Kosovës në tërësi.
●●●
KTSHKRIMI NGA
KlanKosova Test
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.