Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut kanë lidhur marrëveshje të rëndësishme në fushën e turizmit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook tha se vendet së bashku, me një zë dhe një vizion të përbashkët, sipas tij po e dëshmojnë se turizmi nuk njeh kufij dhe se rajoni është më i fortë kur qëndron i bashkuar, transmeton Klankosova.tv.
“Në kuadër të Panairi Ndërkombëtar i Turizmit KOSOVA 2026, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit, së bashku me përfaqësuesit e Struga dhe Ulqini. Prishtina do të vazhdojë të prijë me vizion, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke e vendosur me krenari në hartën turistike të rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Rama.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.