Sot duke filluar nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, pritet të zhvillohet ndeshja midis kombëtares së Kosovës në hendboll dhe asaj të Taipei Kinez.
Kjo finale do të zhvillohen në kuadër të e 'IHF Trophy Interctontinental' në grupmoshën e juniorëve U21, transmeton Klan Kosova.
"Suksesi në ndeshjen që zhvillohet sot i sjell kësaj gjenerate dhe mbarë Kosovës mundësinë të paraqitet në Kampionatin Botëror. Ky do të jetë suksesi më i lartë i një sporti kolektiv", ka shkruar presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në Facebook.
Rëndësia e ndeshjes së sotme është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.