Kombëtarja e Kosovës në Hendboll po i vazhdon përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të fundit të kualifikimeve për “Euro 2024”.
“Dardanët” po stërviten dy herë në ditë nën urdhërat e trajnerit Bujar Qerimi, njofton Klan Kosova.
Për këto dy ndeshje Kosova ka disa mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimit të hendbollistëve me ekipet e tyre. Por optimizmi për rezultat pozitiv nuk mungon te ekipi kosovar.
Të enjtën prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova e pret Malin e Zi. Ndërsa të dielën prej orës 18:00 luajnë kundër Sllovenisë në udhëtim.
https://www.youtube.com/watch?v=2-K13vWQ9Jc&ab_channel=KlanKosova
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek hendboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.