Shteti po mban zi, e udhëheqësit e tij edhe mbledhjen qeveritare të së mërkurës e nisën me një minutë heshtje. Shkak u bë tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë e Sirinë ku humbën jetën mbi 11 mijë persona.
Në fakt, kjo ishte edhe tema kyçe e mbledhjes së 127 me radhë, ku kreu i qeverisë, Albin Kurti, pati një kërkesë nga komuniteti turk.
“Unë paraqes dy kërkesa për solidarizim me popullin turk, së pari qeveria jonë të miratojë një shumë për t’u solidarizuar me popullin turk. Dy: Objekti i qeverisë të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të shtetit turk” , tha Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal.
Kjo kërkesë e ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, mori menjëherë dritën jeshile.
I pari i qeverisë tha se mbi bazën e kapaciteteve do t’i ndihmojnë dy vendet, derisa tregoi se njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës tashmë janë në Turqi.
https://www.youtube.com/watch?v=vfd92nvgyog
Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.