Kombëtarja U20 e Kosovës, meshkujt, e udhëhequr nga trajneri Blendi Haxhikadrija, sot, 4 shtator, do të zhvillojë një ndeshje miqësore para Kampionatit Ballkanik, kundër Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 17:00, në Gjakovë.
Kjo përballje do të jetë e nevojshme për të kuptuar më shumë nga forma dhe gjendja fizike e teknike e ekipit, para sfidës së vërtetë në Kampionatin Ballkanik, i cili zhvillohet mes datave 6-10 shtator, në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.