E panë nga afër gjendjen e Manastirit të Deçanit, e u takuan me shumë palë, por nuk ndërruan mendje. Ekipi i organizatës Europa Nostra vlerëson se ende qëndrojnë arsyet pse ky objekt ishte pjesë e shtatë monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë. Arsyeja e parë, sipas tyre, është mungesa e akordimit për rrugën brenda Zonës së Veçantë të Manastirit.
"Së dyti, vendimi i vitit 2016 i Gjykatës Kushtetuese, që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit në 24 hektarë tokë ende nuk është zbatuar përmes regjistrimit ligjor të tokës së Manastirit, gjë që cenon sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike të këtij manastiri", thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.
Arsye e tretë, sipas komunikatës së Europa Nostra, është edhe siguria e plotë që ia ofron KFOR-i manastirit dhe debati për historinë e tij se a është objekt shqiptar apo serb.
Por i ashpër kundër kësaj qasjeje është ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, që thotë se Europa Nostra po ndikohet nga lobi serb.
"Në 14 vjetët e fundit nuk ka ndodhur asnjë incident serioz, jo vetëm në Manastirin e Deçanit, por në asnjë manastir ortodoks. Serbia po kërkon një 'Ahtisaari Plus', po kërkon status të veçantë për kishën ortodokse", tha Çeku për Klan Kosova.
Sipas tij, organizata më e vjetër e kësaj fushe në Evropë duhet t'i kërkojë falje Kosovës për këtë dëm të imazhit.
Çeku thotë se në këtë listë do të duhej të ishte kalaja e Artanës, të cilën e ka vizituar delegacioni i Europa Nostras. Kjo e fundit nuk e ka parë të arsyeshme një gjë të tillë, por e mbështet intervenimin në objekt. Kësisoj, qeveria kosovare ka dyshime për motivet e kësaj vizite.
Për argumentet lidhur me manastirin, me të cilat u përballën gjatë takimeve në Kosovë, Europa Nostra paralajmëroi publikimin e një raporti gjatë kësaj vjeshte.
https://www.youtube.com/watch?v=YDu42FfIRY8
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.