52 për qind e qytetarëve vlerësojnë se dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga një koalicion gjithëpërfshirës, njofton Klan Kosova.
Sipas një hulumtimi të Institutit Demokratik të Kosovës të publikuar sot del se tema kryesore që duhet të trajtohet në dialog është çështja e të pagjeturve.
Poashtu, bazuar në rezultatin e sondazhit të KDI-së për dialogun Kosovë-Serbi të quajtur "Dialogu dhe marrëveshjet në sytë e qytetarëve", 40 për qind e shqiptarëve kanë thënë se në dialog duhet të flitet për njohjen e Kosovës nga Serbia, kurse serbët me një përqindje të vogël e duan këtë temë.
Jeta Krasniqi nga KDI, duke prezantuar rezultatet e këtij hulumtimi ka bërë të ditur se gjysma e qytetarëve të Kosovës janë të painformuar rreth përmbajtjes së marrëveshjes për kodin telefonik (+383).
“Për më tepër, një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve nuk dinë cili shtet, Kosova apo Serbia, përfiton nga kjo marrëveshje. Vetëm 27% e tyre mendojnë se Republika e Kosovës është pala që përfiton nga kjo marrëveshje”, ka thënë ajo.
Sondazhi vë në pah poashtu se kosovarët nuk kanë një qëndrim uniform rreth kompetencave që do të ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe një pjesë e konsideruar e tyre (32%) janë shprehur se nuk janë kanë dijeni rreth kompetencave të këtij mekanizmi. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre mendojnë që ASK do të jetë mekanizëm me kompetenca ekzekutive.
Në hulumtim gjithashtu theksohet se komuniteti serb është më i painformuari për dialogun me Serbinë dhe se "ndihen të izoluar pasiqë nuk e shohin as Kosovën e as Serbinë si vende që i bëjnë të ndihen të sigurt", njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.