Bajram Begaj, të dielën u bë edhe zyrtarisht presidenti i 8 i Shqipërisë pluraliste, në një mandat 5 vjeçar të cilin e mori nga parlamenti shqiptar një muaj më parë.
Ai la drejtimin e ushtrisë, për ta marrë atë të shtetit shqiptar teksa edhe kosovarët janë optimist se ish-ushtaraku mund të ndikojë që shteti më i ri në Evropë të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike të NATO-s.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, beson se përvoja e Bajram Begajt mund t`i sjellë Kosovës edhe njohje të reja.
Përveç për siguri, 55 vjeçari sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkobmbetare Shqiprim Pula, pritet që do të sjellë edhe unitet të skenës politike si andej e këndej kufirit duke ndikuar në përafrim të poltikanëve e udhëheqësve shtetërorë. Por edhe mes popujve shqipfolës.
Bajram Begaj e pasoi në detyrë, Ilir Metën që në vizitën e pardjeshme në Prishtinë theksoi se nuk ka bërë mjaft për Kosovën, shkaku i problemeve të brendshme gjatë mandatit të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=H7SbjvZElBs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.