Gjyqtari kosovar i pingpongut , Jeton Beqiri do ta ndaj drejtësinë në finalen e femrave në garat ekipore në mes Gjermanisë dhe Holandës.
” Ky është sukses i radhës per Jeton Beqirin pas dy finaleve në Kampionate Evropiane dhe Finales ne Kampionatin Botëror te drejtuar në Tokyo vitin e kaluar me çka dëshmon se është nder gjyqtarët më të mirë botëror.
"Përzgjedhja e tij për të drejtuar këtë finale është nder dhe respekt për pingongun e Kosovës dhe për sportin Kosovar në përgjithësi.” thuhet në komunikatën e federatës së pingpongut të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.