Më 22 korrik ora 18 në sheshin e komunës së Vitisë, rekordmeni kosovar, Agim Agushi do të tentoj të hyj për herë të dytë në librin Guinness.
Sfida për do të jetë goditja e topit të futbollit me kokë në çift, ku Agushi do ta godas topin në bashkëpunim me nipin e tij, Leutrim Agushi.
Ky rekord mbahet nga një çift suedez me kohë prej 12 minuta e 41 sekonda.
Agushi premton dhe garanton se do ta thyej këtë rekord, duke e dyfishuar apo trefishuar kohën e këtij rekordi.
https://www.youtube.com/watch?v=cWpXsqLdQPo&feature=youtu.be
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.