Kanë dalë para gjykatës, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
Seanca gjyqësore po zhvillohet në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Ekonomia Onlina ka raportuar se sot do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit Naim Haliti.
Në seancat e mëparshme janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri.
Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të policisë serbe, akuzohen se kanë vepruar së bashku me forcat e ushtrisë dhe grupet paramilitare serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve kosovarë gjatë viteve të luftës.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.