Astrologia Antigona Kotorri në “Weekend” në Klan Kosova ka zbuluar se çfarë do t’i pres 12 shenjat e horoskopit.
Sipas Kotorri, me eklipsin diellor, shenja e Dashit do të ketë probleme në punë, pasi sipas saj çdo eklips është një ‘çelje e perdeve’.
“Jemi në javën e përfundimit të eklipsit ose në dalje të tunelit, që kemi qenë në mes të dy eklipseve. Kemi qenë një eklips hënor në peshk do të kemi eklips diellor në virgjëreshë”, tha Kotorri.
Kotorri nënvizoi se shenja e Virgjëreshës përkufizohet me ‘kujdes ndaj të tjerëve’.
Ndërsa për shenjen e Peshores këshillon që të ketë besim sepse do të ketë ndërrim pozicioni.
Për shenjen e Peshqve, Kotorri tha se do të kenë divorc, por jo gjithmonë me partnerin/en, por edhe me punën.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=dGic6a3kiuE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.