Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë duke u përpjekur për të pasur fëmijë – dhe këtë kanë qenë duke e bërë për tash e një kohë.
Sipas një raporti të ri nga revista People, çifti, i cili sapo kishte një ceremoni martese në Las Vegas "vendosi të provonte të mbetej shtatzënë pasi ishin lidhur për disa muaj dhe filloi procesin e fekondimit in vitro (IVF) verën e kaluar".
“Ka qenë një periudhë emocionale. Ata kurrë nuk e prisnin që të ishte aq e vështirë sa ka qenë”, tha një burim për revistën.
“Ka qenë veçanërisht e vështirë për Kourtneyn. Ata do të donin të kishin një fëmijë. Megjithatë, Travis nuk po i bën presion Kourtney-t. Ai thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e shëndetshme”.
Kourtney është nënë e fëmijëve Mason 11-vjeçar, Penelope 9-vjeçare, dhe Reign 6-vjeçare, me ish-burrin Scott Disick, ndërsa Travis është baba i djalit Landon 18-vjeç, dhe vajzës Alabama 16-vjeçe.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.