Kourtney Kardashian ka bërë një rrëfim tronditës në episodin më të fundit të The Kardashians.
43 vjeçarja e cila i tha po Travis Barkerit pas një propozimi romantik në plazh në fund të vitit të kaluar, zbuloi para kamerave se ajo e kishte thyer unazën.
Rezulton se Kourtney gabimisht shkeli në unazë, një unazë mahnitëse ovale 12 karatëshe nga Lorraine Schwartz, vetëm disa ditë pas propozimit të Travis.
“Isha ulur për të palosur rrobat dhe hoqa unazën dhe e vendosa pranë meje në dysheme duke menduar se do të ishte e sigurt pikërisht pranë meje”, tha ajo. “Më duhej të ngrija diçka lart në dollapin tim dhe kur u largova, shkela unazën”.
Kourtney shtoi më vonë: “Po qaja në mënyrë histerike në dollapin tim për disa orë. Pastaj e thirra Travisin, thashë: ‘Bëra diçka vërtet, shumë keq’ dhe ai e trajtoi atë më së miri, por me të vërtetë më shkaktoi një krizë nervore”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.