Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.
Madje, sipas kryeshefi ekzekutiv të sekretariatit, Burim Ahmetaj i cili edhe lexoi një reagim të zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në mbledhjen e mbajtur të shtunën, tha se KKZ janë gati për përgjegjësit e tyre.
Në mbledhje u bë e ditur po ashtu se është mbajtur edhe takimi koordinues i sigurisë ku është dakorduar se do t'i jepet kohë policisë që të bëjë edhe vlerësimin e qendrave të votimit dhe sigurinë e tyre.
Kurse, anëtari tjetër, Arianit Elshani, kërkoi që shkresa që i është dërguar presidentes, Vjosa Osmani, të bëhet publike.
Të shtunën KQZ bëri edhe certifikimin e 14 kandidateve komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk ishin pranuar më 5 dhjetor.
Korrigjimin e listës nga LVV nuk e mirëpriten anëtarët e partive opozitarë të cilët thanë se këtë vendim do ta dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Supreme.
https://www.youtube.com/watch?v=XzstNSMwitM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.